“Presidentja në tentativë”, bashkë me burrin në Kosovë objekt banimi prej 208 mijë euro, në Australi shtëpi prej 510 mijë euro, shtëpi tjetër prej 170 mijë eruo, banes në Kosovë prej 60 mijë euro

Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani në deklarimin vjetor të pasurisë, ka deklaruar mëditje në vlerë 10 mijë e 305 euro, nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit, krahas pagës në vlerë 33 mijë e 248 euro që e ka përfituar si presidente e vendit gjatë vitit 2025.

 

Në vitin e kaluar, Osmani nga mëditjet në udhëtimet zyrtare jashtë vendit, kishte përfituar 11 mijë e 639 euro.Ajo ka përfunduar mandatin e presidentes në fillim të prillit 2026.

Osmani ka shënuar rritje të kursimeve personale duke kaluar nga 2 mijë e 511 euro në vitin 2025, në 3 mijë e 115 euro në vitin 2026.

 

Si detyrime financiare, ka deklaruar renditur 9 mijë euro si këste të pa paguara për punët shtesë të shtëpisë nga kompani të ndryshme, dhe 20 mijë e 500 euro tjera si huamarrje për pagesën e banimit në Melbourne.

Në Kosovë, Osmani zotëron bashkërisht me bashkëshortin një objekt banimi prej 208 mijë eurosh, ndërsa në pronësi të saj personale figuron një arë prej 5.10 ari me vlerë 35 mijë euro.

Pronat tjera, një banesë në vlerë 60 mijë euro, shtëpi në Australi në vlerë 510 mijë euro, shtëpi tjetër në Australi në vlerë 170 mijë euro dhe një garazh kolektiv në vlerë 5 mijë euro, Osmani i ka deklaruar në emër të bashkëshortit, Prindon Sadriu.

Pasuria e Vjosa e Osmanit e raportuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu ka deklaruar pagë vjetore 11 mijë 350 euro pagë nga Thesari i Kosovës dhe 11 mijë dollarë nga qiraja e pronave në Australi.

 

Në deklarimin e vitit 2026, bashëkshortit të saj nuk figuron më pagesa prej mbi 19 mijë eurosh nga vendimet gjyqësore që ishte deklaruar një vit më parë.

Prindon Sadriu ka kursime 692.47 dollarë në Australi dhe 50 euro në Kosovë. Nuk ka të deklaruara kursime në emër të vajzave.

Pasuria e paluajtshme e familjes mbetet e pandryshuar me fokus të veçantë në pronat në Australi, ku vlerën më të lartë e mban banimi prej 218 m2, i vlerësuar 510 mijë euro.

Një tjetër ndryshim në pasurinë e familjes është mungesa e veturës së llojit Mercedes-Benz, e cila vitin e kaluar figuronte me vlerë 10 mijë euro, por nuk është përfshirë në listën e pasurisë së luajtshme për vitin 2026.