LVV-ja do t’i fitojë zgjedhjet me mbi 53 për qind, ja kush e tha!

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se LVV-ja do të dalë fituese bindëse në zgjedhjet e 7 qershorit.

Bahtiri tha se pret që partia të marrë mbi 53 për qind të votave, duke u bazuar, sipas tij, në parashikimet që kishte bërë edhe në zgjedhjet e kaluara.

 

Sipas Bahtirit, rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit do të konfirmojnë edhe një herë mbështetjen qytetare për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai shtoi se, sipas bindjes së tij, LVV-ja do të arrijë rezultat edhe më të lartë krahasuar me proceset e kaluara zgjedhore.