Artisti Çun Lajçi në një postim të tij në facebook i ka reaguar thirrjeve kundër kryeministrit Albin Kurti për të mos e votuar në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai shkruan se ‘mos na lutni ju engjëj, se e dimë sa dreqën keni qenë’.
Sipas tij, ata kanë vetëm një qëllim, me e rrëzu Albin Kurti.
Artisti Lajçi i është përgjigjur saktësisht Fatmir Limajt e Ardian Gjinit, të cilët haptas kanë bërë thirrje për të mos e votuar Kurtin.
“Nuk po due me besue se ju s’e paskeni as për Kosovën, as për popullin e lodhun, por vetëm për urrejtjen e grumbullueme prej vitesh ndaj nji njeriu, mbi të cilin nuk po mundeni me shkelë, për me mbërrijtë te thesari që ju bani me vila, kulla, veturae, pare në banka e jetë pa djersë”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Mos na lutni ju “ëngjëj”, se e dimë sa dreqën keni qenë
Po i lexoj thirrjet që po i bahen mërgatës prej katër kryetarëve të partive opozitare.
Po ju shoh në televizor, tue buzëqeshë, me fjalë të buta e fytyra të dhimbshme, tue na lutë neve në Kosovë e shqiptarëve në Evropë — e nuk po due me besue se jeni kaq të ligj.
Nuk po due me besue se gjithë këto përgjerime mjaltore paskan vetëm nji qëllim: me e rrëzue Albin Kurtin.
Kaq dashkeni ju? Vetëm kaq?!
Jo me i dhanë Kosovës nji qeveri me duer të pastra?