David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se, kur bëhet fjalë për incidentin në Banjskë, paratë janë e vetmja gjuhë që Beogradi e kupton vërtet.
Në një intervistë në REL, Kanin ka kërkuar që ndërkombëtarët të ushtrojnë presion mbi Serbinë për të dorëzuar në Kosovë të akuzuarin kryesorë për këtë sulm, Milan Radoiçiqin.
“Për mua, ndërkombëtarët duhet të ushtrojnë presion ndaj Serbisë që ta dorëzojë Radoiçiqin tek autoritetet e Kosovës. Ky duhet të jetë kushti për çdo përparim në marrëdhëniet e Serbisë me BE-në” – tha Kanin.