Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka shtuar dyshimet për një rikthim të mundshëm të Vjosa Osmanit në gjirin e LDK-së.
Pak orë pasi u raportua për një takim Abdixhiku Osmani, lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, Mustafa u rikthye në kohë me një postim në Facebook, shkruan IndeksOnline.
Ai ka postuar fotografi bashkë me Osmanin, më mbishkrimin “Tik-tak…”.
Fotografia është nga vera e 2019-tës, dhe përkon me përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet atëbotë.
Ende nuk dihet nëse ky postim i sotëm është duke konfirmuar rikthimin e Osmanit në Lidhje dhe garimin e saj në zgjedhje, apo ka të bëjë me mirëkuptimin e saj më Abdixhikun, për të rikandiduar për një mandat të dytë në Presidencë.