Kalimi i dyshimtë i pronës për shumëkatëshin e vëllait të kryetarit që udhëhiqet nga LDK

Betimi për Drejtësi ju sjell hulumtimin se si prona publike në Viti dyshohet se u bashkua me pronë private për t’i hapur rrugë ndërtimit të një kompleksi shumëkatësh nga vëllai i kryetarit të komunës.

 

Si u ndryshuan kufijtë e parcelave dhe a ishte kjo në përputhje me ligjin?

A është bërë këmbimi i pronës publike pa kaluar në Kuvendin Komunal?

Pse kryetari i komunës autorizoi veprime juridike për një proces ku përfitues është vëllai i tij?

 

A ka pasur konflikt interesi në këtë rast?

Pse zyrtarët komunalë japin versione të ndryshme për përgjegjësinë ligjore?

Si është e mundur që vendimi të nënshkruhet pa u rishikuar fare?

Kush mban përgjegjësi kur njëri thotë “është vetëm formalitet”, e tjetri “është çështje teknike”?

A është përdorur prona publike për interesa private?

Çfarë roli ka pasur Drejtoria e Kadastrit dhe pse nuk ka përgjigje të qarta?

Pse Agjencia Kundër Korrupsionit nuk ka qenë në dijeni për këtë rast?

A ka ndikuar lidhja familjare në këtë proces vendimmarrës?

Dhe si u lejua ndërtimi, ndonëse fillimisht ishte konstatuar pa leje?

Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqni “Betimi për Drejtësi” – hulumtimin: “Kalimi i dyshimtë i pronës për shumëkatëshin e vëllait të kryetarit në Viti”, që transmetohet në T7, Gazeta Express dhe në platformat online të Betimit për Drejtësi