A duhet çdo shqiptar ta mar pasaportën shqiptare? Ja si përgjigjet politikani socialist

“Taulant Balla: Po të më pyesje mua, çdo shqiptari kudo që ndodhet do t’i jepja shtetësinë shqiptare.”

 

Në një deklaratë të tij, Taulant Balla është shprehur se nëse do të kishte në dorë vendimmarrjen, çdo shqiptar që jeton jashtë vendit do të duhej të kishte të drejtën për të marrë shtetësinë shqiptare, pa pengesa dhe me procedura më të lehtësuara.