Ish-banorja e “BBV” akuzon motrën e Mateos: Ke inate të vjetra, i je vardisur ish të fejuarit tim

Pas zhvillimeve të fundit dhe tensioneve që kanë përfshirë ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 5”, një tjetër reagim i fortë ka ardhur nga Edisa Demollari, kësaj here i drejtuar ndaj motrës së Mateos.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Edisa ka lënë të kuptohet se mes tyre ekzistojnë hatërmbetje të vjetra, duke i bërë publike për herë të parë.

Ajo është shprehur me tone ironike dhe provokuese, duke deklaruar se nuk ishte në dijeni të qëndrimeve që, sipas saj, kanë qenë të vazhdueshme nga ana e motrës së Mateos.

“Tani e mora vesh që paska inate të vjetra me mua. Chill baby girl, se unë as nuk e dija që ti i qeke vardisur kaq shumë ish-të fejuarit tim”, shkruan Demollari, duke ndezur menjëherë reagime në rrjet.