Burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës i kanë bërë të ditur “Gazeta Minuti” se ish-presidentja, Vjosa Osmani, pritet të jetë kandidate për presidente edhe për një mandat të ri.
Sipas këtyre burimeve, brenda strukturave të LDK-së tashmë ekziston një qëndrim i konsoliduar që mbështet kandidaturën e Vjosa Osmani, duke e parë atë si figurë unifikuese dhe me mbështetje të gjerë qytetare.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur në skenën politike në Kosovë kanë nisur lëvizjet dhe kalkulimet për pozitat kryesore institucionale, përfshirë edhe postin e presidentit.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një deklarim zyrtar publik nga vetë Vjosa Osmani lidhur me një kandidaturë të mundshme, ndërsa mbetet të shihet nëse kjo do të konfirmohet në periudhën në vijim.