Burime të Gazetës Minuti brenda Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se shtesat për fëmijë prej 100 euro nuk janë ende në proces ekzekutimi, por pritet të procedohen menjëherë pasi të miratohet pakoja për rimëkëmbje ekonomike në Kuvendi i Kosovës.
Sipas këtyre burimeve, data 1 qershor mbetet afati i synuar për daljen e shtesave, por kjo varet drejtpërdrejt nga votimi i pakos në Kuvend, e cila konsiderohet si parakusht për fillimin e procedurave të pagesave e që mund të shtyhet deri me 2-3 qershor, varësisht nga procedura.
Pakoja në fjalë pritet të përfshijë një sërë masash mbështetëse për qytetarët dhe bizneset, ndërsa miratimi i saj do të hapë rrugën për shpërndarjen e mjeteve edhe për kategoritë përfituese, përfshirë familjet me fëmijë, raporton Gazeta Minuti.
Ende nuk ka një datë zyrtare për votimin, por sinjalet nga brenda institucioneve sugjerojnë se kjo çështje mund të procedohet shumë shpejt për shqyrtim në seancat e ardhshme.
Qytetarët mbeten në pritje të vendimit të deputetëve, i cili do të përcaktojë edhe kohën e saktë të përfitimit të shtesave.