




Befason u.d. drejtoresha e televizionit publik, pëlqen gati çdo postim të Kurtit
Në shtator të këtij viti, Arta Avdiu është emëruar në pozitën e ushtruesës së detyrës së drejtoresës së Radio Televizionit të Kosovës.
Ajo ka befasuar me një veprim të saj në rrjetet sociale. Asnjë postim i kryeministrit Albin Kurti duket se nuk i ‘ik’ Avdiut.
Avdiu ia bën ‘like’ pothuajse çdo postim kreut të shtetit.
Siç duket, Kurti është politikani i preferuari i drejtoreshës së RTK’së.