Kosova do të mbajë zgjedhjet e reja më 7 qershor.
Kështu ka vendosur ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, të enjten pas takimit me partitë politike.
Haxhiu: Kosova do të mbajë zgjedhjet e reja më 7 qershor
“Pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë të qytetarëve në këtë proces, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin të mbahen më 7 qershor. Kjo nuk është ajo që qytetarët kanë dashur, pasi ata nga ne presin përbashkim kur bëhet fjalë për interesat e vendit dhe institucione stabile dhe jo e kundërta e saj. Po vonohemi për shumë reforma pa asnjë nevojë… Për muaj me radhë janë bërë përpjekje që vendi të ketë institucione funksionale dhe që proceset kushtetuese të përmbyllen brenda Kuvendit. Megjithatë në demokraci kur rruga institucionale bllokohet, fjala i kthehet qytetarëve”, tha ajo.
Ajo tha se kjo datë është vendosur edhe pas konsultave me KQZ-në.
Haxhiu: Data është vendosur edhe pas konsultimit me kryesuesin e KQZ-së
“Qëllimisht kam pritur takimin me kryesuesin e KQZ-së. Është e natyrshme që KQZ-së i duhet më shumë kohë për të organizuar zgjedhjet… Në zgjedhje të parakohshme, procedurat shkurtohen dhe në këtë drejtim sa më shumë kohë që ka KQZ-ja, aq më shumë qytetarët dhe mërgata jonë do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre”, shtoi Haxhiu.
E pyetur se a do të jetë në listë të LVV-së derisa është në funksion të u.d. presidentit, ajo tha se për këtë do të vendosë kryesia e partisë, mirëpo shtoi se do të jetë e kujdesshme dhe do të respektojë ligjin dhe Kushtetutën.
A do të jetë Albulena Haxhiu në listën e LVV-së për zgjedhjet e reja
“A do të futem në garë për këtë vendos kryesia e LVV-së dhe do të përpiqem vazhdimisht të jem e kujdesshme dhe të veproj në përputhje me legjislacionin dhe Kushtetutën”, deklaroi ajo.
Ajo bëri të ditur se ditët në vijim do të takohet edhe me përfaqësuesit e BE-së për t’u kërkuar që misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë t’i vëzhgojë zgjedhjet e 7 qershorit.
Haxhiu: Kërkojmë sërish i vëzhguesit ndërkombëtarë
“Kërkojmë sërish që misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të jetë për të vëzhguar zgjedhjet e 7 qershorit.”, tha ai.
Kosova po shkon në zgjedhje për shkak se Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri.