




E quajnë “lulja e gja rprit” ose dracaena. Mjafton vetëm pak kujdes që dracaena të zhvillohet mirë dhe gjatë të jetë aleati juaj kryesor në mbajtjen e ajrit të pastër në shtëpi. Dracaena nuk mund ta përballojë direkt dritën e diellit, do të ketë dj egie në fletë. Megjithatë, nuk mund të zhvillohet pa dritë, mirëpo mungesa e dritës i bën fletët të zverdhura.
Kjo bimë rezistuese u përshtatet lehtë hapësirave të mbyllura, ndonëse ka “imazh” tropikal.
Meqenëse mund të zgjerohet pothuajse në formën e shkurres, më së shpeshti zhvillohet si pemë, andaj zë shumë pak vend.





Si kultivohet dracaena?
Mund të përballojë gjatë pa ujë, por nuk e do ujitjen e tepruar si edhe acarin e fortë. Temperatura minimale duhet të jetë midis 15 dhe 20 gradë.
Ajo kurrë nuk pëson për shkak të dheut të thatë, por kur e ujitni tepër – kalbet, ndërsa fletët i zverdhen. Rrymat e ftohta të ajrit dhe dheu i lagësht janë armiqtë më të mëdhenj të dracaenës.
Duhet ta spërkatni vetëm dimrit madje kur, për shkak të ngrohjes, temperatura është më e lartë se 20 gradë, ndërsa verës më rrallë. Nëse hapësira verës është e klimatizuar, spërkatja nuk rekomandohet.