A do ta kalojë Kosova më lehtë krizën energjetike se vendet tjera, koha të shesim e jo të blejmë dhe inflacioni – analiza e ekspertit Bajra për Telegrafin

Eksperti financiar dhe i tregjeve ndërkombëtare që punon e jeton në Londër, Emanuel Bajra, në një intervistë për Telegrafin në emisionin “Përballje” ka folur për ekonominë e inflacionin në tregjet ndërkombëtare, shitje-blerjet në bursat ndërkombëtare, për krizën energjetike dhe gjendjen aktuale ekonomike në Kosovë.

Bajra tha se gjendja ekonomike të cilën sot po e përjeton bota ka të bëjë me një fillim të ri të çmimores.

Sipas tij, çdo aset që është shitur dhe blerë po rivlerësohet.

“Kemi arritur tek konkluzioni që tregjet ndikojnë në të gjitha aspektet, sociale, ekonomike, politike të vendeve, popujve, shteteve. Sot çka po përjetojmë në aspektin financiar, në aspektin e krizës së konfidencës në tregje, kemi një fillim të ri të çmimores. Çdo aset që është shitur dhe blerë po rivlerësohet. Ne e quajmë ‘repressing’ në tregje, ndërsa në gjuhën shqipe mund ta konsiderojmë si rivlerësim. Janë shumë arsye mbrapa kësaj, natyrisht është gjeo-politika me agresionin e Rusisë në Ukrainë. Po ashtu është dhe COVID-19 si aspekt që ndikoi për shkak se shumë asete u stagnuan në vlerësim”, ka thënë Bajra.

Reklama
Siç vlerësoi Bajra në intervistën e emisionit ‘Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, se çdo aset që investitorët kanë blerë në vitin 2019-2020 nuk është përdorë, shkak pandemia me COVID-19.

E kjo sipas tij, ka bërë që edhe paraja ta humb vlerën e saj.

“Investitorët që blenë në vitin 2019-2020 nuk pati aktivitete dhe në tregjet e kapitalit gjatë viteve 2020-2021. Në vitin 2021 ne erdhëm në cikël, prej vitit 2008 deri në vitin 2020 ka qenë një cikël i blerjes të madhe dhe fryrjes së aseteve. Ka pas vlerësim të madh të aseteve pas lufte, pas krizës kreditore në vitin 2008. Për shkak se shumë nga ekonomitë e mëdha prej G7, SHBA, Britania e Madhe, Evropa si Eurozonë, Japonia, ndërmarrin masa që njihen si QE, p.sh Banka Qendrore e Anglisë, shtoi një sasi për bankat komerciale dhe ju thotë ‘operoni, investoni, shpërndani në linjat kreditore’. Kjo ndodhi për 12 vjet”, theksoi ai duke shtuar se kur paraja rrinë në sistem, ajo e humb vlerën gradualisht.

Reklama
“Kur paraja rrinë në sistem, ajo e humb vlerën gradualisht, për shkak se investitorët kanë limite se sa kanë kufizime, e se sa mund të blejnë apo sa mund të shesin dhe ata i rritën epshet e veta, u vetë-përmbushën, u vetëkënaqën”, tha ai duke shtuar se “tash është koha vetëm të shesësh”.

“Prej sot profesionalisht, kam ndërmarr masa, kam shitur. Për shkak se pa marr parasysh që percepsionet janë që duhen blerë, por si portfolio personale ti duhet të shesësh. Dhe të gjithë janë duke shitur”, u shpreh ai.

Eksperti i financave, Emanuel Bajra në një intervistë në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahu / Foto: Ridvan Slivova

Eksperti financiar tregoi se në Britani të Madhe problemi qëndron te rënia e funtës e te ngritja e dollarit amerikan.

Reklama
“Në Britani të Madhe e kemi një problem, rënien e vlerës së funtës. Për rënien e saj u panë dhënë shenjat në fillim të vitit. Pasi dollari filloj të thith krejt kapitalin e botës. Tash ka filluar një plasaritje brenda perëndimit, pasi lindja nuk është e integruar në sistemin e kapitalit dhe ato të tregjeve, bursave, etj. Tashmë e kemi një plasaritje, pasi dollari po qëndron shumë lartë, mirë është por dhe nuk është mirë. Kjo është mirë për Amerikën, e mira do ishte për të gjithë ekonominë globale dhe perëndimore, por nuk është mirë për ekonominë individuale”, theksoi Bajra.

Sipas tij, euro është shumë e zhvlerësuar në krahasim me dollarin, por si valutë është shumë më e qëndrueshme se sa dollari.

Reklama
Kjo sipas tij, se euro e ka gjeografinë më të vogël, por fuqinë më të madhe të blerjes. “Sepse është tregu më i madh në botë, pasi Eurozona është tregu më i madh në botë”.

Por, a është Kosova në krizë energjetike dhe çfarë po bëhet me inflacionin?

Eksperti i financave, Emanuel Bajra tha se Kosova po përballet me infrastrukturë të vjetër energjetike ndër vite dhe se kriza energjetike në Kosovë nuk ka dhënë efekt direkt tek tregjet e përgjithshme.

“Në Kosovë kriza energjetike ka krejt karakter tjetër, prej krizës energjetike në kontinent. E dyta nuk ka krizë energjetike globale. Kriza energjetike, në Kosovë dhe Eurozonë nuk ka dhënë efekt direkt në tregjet e përgjithshme. Në Kosovë po përballemi me infrastrukturë të vjetër ndër vite”, tha ai.

Reklama
Bajra tregoi se Kosova është vendi i tretë në botë me pasuri thëngjillore dhe është duke eksportuar.

Ai gjithashtu tha se Kosova duhet ta shpërndaj monopolin e energjisë elektrike duke dhënë alternativa të tjera.

“Ne jemi gati vendi i tretë në botë me pasuri thëngjillore, po eksportojmë. Për shkak që i kemi linjat e dobëta të infrastrukturës shpërndarës të energjisë kemi pas monopol energjetik për shkak se në Britani të Madhe ne i kemi përmbi 100 kompani që furnizojnë energji elektrike, pasi tregu është ç’monopolizuar dhe ka konkurrencë. Këtu nuk kemi konkurrencë. Gabimi më i madh që kanë bërë qeveritë pas lufte. Është dashur të koncentrohemi që ta shpërndajmë monopolinë, pasi sot kemi vetëm KEDS dhe KEK dhe nuk ka alternativa tjera. Problemi i dytë është infrastruktura dhe i treti është rritja e kërkesës”, tha ai.

Reklama
Bajra gjatë intervistës theksoi se reduktimet e energjisë elektrike në Evropë mund të jenë shumë më të këqija se sa në Kosovë.

“Po flas në bazë të observimeve profesionale, strategjia e qeverisë është që me diversifiku, po flasim për plan afatmesëm dhe afatgjatë. Për Kosovë besoj që kemi arrit në njëfarë stabiliteti në Evropë. Shumë paradoksale kjo punë. Në kuptimin që reduktimet në Evropë mund të jenë shumë më të këqija se sa në Kosovë”, u shpreh Bajra.

E sa i përket reduktimeve të energjisë elektrike në vend, ai tha: Ka një strategji prapa kësaj, atë që e reduktojmë e kursejmë dhe gjatë vitit do ta përdorim si akses gjatë dimrit. Akoma nuk kemi ardhur në dhjetor. Me parashiku është vështirë, pasi parashikimet tona ishin dhe më shumë për shtrenjtim. Nafta ra për shkak se Evropa e hapi tregun pasi mori dhe nga Lindja e mesme…veç Amerika e pa një oportunitet që të shes sa më shumë, e me çmime më të shtrenjta. Sepse Evropa i kishte vetëm dy linja tregtues të importit, Rusinë dhe Norvegjinë. Prej qershor, korrik, gusht negociatat me Norvegjinë dështuan sepse ata donin të shisnin 500 megawat, përderisa Amerika ofronte 370…”.

Reklama
“Në Gjermani ka rezerva dhe për dy vitet e ardhshme që mos të ketë krizë, por për shkak se don ta ndërtojnë një narracion në masë ‘se shiko duhet ta reduktojmë përdorimin se nuk e dimë se sa do zgjasë lufta me Putinin’, dhe në Kosovë është ndjek e njëjta strategji prej qeverisë tonë, në mënyrë që të krijohet një narracion që besoj që është i vyeshëm dhe i domosdoshëm, për shkak se nuk duhet të keqpërdoret dhe rryma”, theksoi tutje Bajra.

Ndërsa për inflacionin që po mbizotëron në vend, Bajra tregoi se bazuar në praktikë “inflacioni në Kosovë është i importuar”.

“Praktika na mëson që inflacioni në Kosovë është i importuar. Pasi importet i kemi katastrofale. Qeveria i ka disa kufizime, mund të marr masa, mund të zvogëloj TVSH-në. Do të ndikojë në të ardhura, por në të njëjtën kohë kemi nevojë për të ardhura. Në anën tjetër qeveria më shumë po punon në kërkesë se sa në ofertë”, vazhdoi ai, duke shtuar se “Nuk mundet qeveria me çfarëdo lloj mase që do të ndërmerr ta reduktoj dhimbjen inflacionare”.

Reklama
Qeveria Kurti, siç vlerësoi ai është duke ndjekur kursin social-demokrat.

“Në Kosovë, qeveria Kurti po ndjek kursin social-demokrat. Natyrisht që politikisht nuk e kisha ndjek atë kurs, pasi e ke një masë të klasës së mesme që janë të uritur për kapital”.

Bajra gjithashtu vlerësoi se duhet të përshpejtohet Ligji i Pagave.

“Kemi problemin e rritjes së pagave, duhet të përshpejtohet Ligji i Pagave pasi e fillon një praktikë të re, si te biznesi, si të punëdhënësi, që duhet me pas një distribuim më të barabartë në ekonominë e tregut. Pra kjo i kalon tregut. Qeveria këtë faktikisht ia ka lënë biznesmenëve që ta rregullojnë vet. Deri sa të vij një ditë, që kjo qeveri do të fokusohet. Por duhet të ndihmohet kategoria e më të varfërve sepse kjo është prioritet…”, tha ndër të tjera Bajra.

Ndryshe ai ka folur edhe për ndikimet e luftës së Rusisë në Ukrainë që mund të ketë në Ballkan. /Telegrafi/