




3 tetori është një datë goxha e rëndësishme për Kosovën.
Kjo pasi që në agjendën e Këshillit Evropian do të jetë çështja e liberalizmit të vizave.
E optimiste u shpreh edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fjolla Ujkani.
Ujkani tha në Edicionin Special në Klan Kosova se brenda eurodeputetëve ka atmosferë tejet pozitive.





“Është tejet e rëndësishme që kjo ka arritur të hyj në agjenden e Këshillit Evropian. Dhe duke pasur parasysh se e kemi një atmosferë tejet pozitive nga eurodeputetët besoj që kjo frymë do të vazhdojë edhe në mbledhjen më 13 tetor” -tha Ujkani.