Librat injorojnë historinë joserbe (VIDEO)

Personifikimi i shqiptarëve si “Raca më e bukur, të hijeshëm e të matur” që gjendej në tekstet shkollore nuk u përmend edhe për komunitetet tjera.

Madje për ato rom, ashkalinj e egjiptian në libra nuk u përmend as që kanë simbole.

Gjetjet që shtynë të bëhet kërkesa për përfshirje të historisë dhe kulturës së këtyre komuniteteve në tekste befasuan kryetarin e Komisionit për Arsim. Ardian Gola tha se kjo është indikator i një mendësie goxha problematike nga tekstshkruesit.

Për t’i shmangur këto diskriminime u sygjerua të bëhet rishikimi i teksteve e të trajnohen mësimdhënësit, derisa shtëpitë botuese u treguan të gatshëm t’i bëjnë përmirësimet e nevojshme.