Shkëlzen Gashi flet për Besnik Bislimin: E shoh vetëm si gënjeshtar

Analisti politik Shkëlzen Gashi ka thënë se njeriun më të afërt të kryeministrit Albin Kurti në qeveri, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, e sheh vetëm si një gënjeshtar.

Ai ka thënë se i ka lënë shije të keqe ishte përgënjeshtrimi i Zëvendëssekretarit të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, për njoftimin që e kishte bërë në Twitter.

“Ajo që më ka lënë shije të keqe është gënjeshtra me këshilltarin e Këshillit të Evropës.  Nuk e njoh personalisht, por nga distanca”, ka thënë Gashi në Pressing të T7.

“Tash sa herë e shoh, e shoh vetëm si gënjeshtar”, ka thënë ai.

Sipas Gashit, shqetësuese është edhe ajo që Bislimi vazhdon të jetë profesor në një prej universiteteve private, përkundër se Kosova është në mesin e shumë problemeve.

“Me të gjitha problemet që ka Kosova, pandemi, krizë ekonomike, krizë energjetike e inflacion e 100 probleme, duke e pasë edhe dialogun përsipër, ky vazhdon me dhënë mësim në Universitetin Amerikan. Tërë vitin ka dhënë mësim, jam i sigurt”, ka thënë ai. /GazetaExpress