Konflikti më i ri në Europ: Përleshje mes dy ushtrive të kontinentit të Europës, 30 viktima

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e përleshjeve të armatosura mes dy ushtrive të Kirgistanit dhe Taxhikistanit në dy ditët e fundit, në konfliktin e radhës në kontinentin e Europës.

Dy vendet përplasen herë pas herë me njëra-tjetrën për çështjen e kufirit, i cili ka qenë objekt diskutimi që prej rënies së Bashkimit Sovjetik.

Incidenti i parë në kufi u regjistrua të premten, ndërkohë që tashmë të dy ushtritë kanë nxjerrë tanket dhe armatimin e rëndë.

Pothuajse 20,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre për të shmangur dhunën.

Rusia, e cila ka lidhje të ngushta me të dy vendet, ka ofruar të ndërmjetësojë për ndaljen e dhunës dhe vendosjen e një armëpushimi. /A2/