Ushtaraku shqiptaro-amerikan: Ja kush po e sakrifikon Kurtin dhe Kosovën për ‘kokën’ e Vuçiqit

Ushtaraku shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha ka reaguar në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe bisedimet e fundit mes dy shteteve.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se SHBA, BE dhe Edi Rama po e sakrifikojnë Albin Kurtin dhe Kosovën për ta shpëtuar jetën e Vuçiqit.

“Prandaj, këta e kanë shtyrë Albinin në qosh, por Albini nuk ua shpjegoj këto detaje popullit në Kosovë. Vuçiqi kërkoi prej të ashtuquajturëve miqtë e Kosovës që presioni më i madh t’i bëhej Albinit, sa i përket Zajednicës, Deçanit, Ballkanit të Hapur dhe targave”, deklaroi Maralusha, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

SHBA, BE bashkarisht me Edi Ramën po e sakrifikojnë Albinin bashkë me Kosovën për me ja shpëtu jetën Vuçiqit, qysh prej ditës që Vulini u kthye prej Rusisëdhe nga takimi i tij me Putinin, Vuçiq e ka kokën në torbën e krahut (shoulder bag).

Prandaj, këta e kanë shtyrë Albinin në qosh, por Albini nuk ua shpjegoj këto detaje popullit në Kosovë. Vuçiqi kërkoi prej të ashtuquajturëve miqtë e Kosovës që presioni më i madh t’i bëhej Albinit, sa i përket Zajednicës, Deçanit, Ballkanit të Hapur dhe targave.

Këto gjëra unë i quaj kapitullim ndaj Serbisë me anë të Perëndimorëve. Unë e kam një këshill për Albinin dhe për opozitës që t’i harrojnë armiqësit që i kanë ndërmjete vete. Të ulen në odë të burrave dhe t’i ‘hajn’ inatet që i kanë ndaj njëri-tjetrit se Kosova është e shenjt qysh prej kohërave të ilirive apo më herët.