“Oj Kosovë, oj nëna ime”, aktori turk publikon video duke vallëzuar me flamurin shqiptar

Ai është padyshim një nga aktorët më të pëlqyer në Turqi, e njëherit edhe më i kërkuari.
Burak Yoruk ka luajtur në disa seriale të njohura televizive, të cilat janë transmetuar edhe në Shqipëri e Kosovë.

Së fundmi aktori ka marrë vëmendjen e shqiptarëve, duke qenë se ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, derisa shfaqet duke vallëzuar me flamurin shqiptar në një aheng, ndërsa dëgjojet kënga “Oj Kosovë, oj nëna ime”.
Kujtojmë që projekti më i fundit i tij është seriali “Ask Mantik Intikam”, që ka nisur transmetimin prej disa javësh në Turqi. Ai luan krah aktorëve të njohur turq si Burcu Özberk, Melisa Döngel dhe Ilhan Sen.