A po bashkohet LDK-ja e Ibrahim Rugovës?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se LDK-ja ka nevojë urgjente për një konventë të madhe, për një PAJTIM të madh për të qartësuar rrugën tonë përpara.

 

“Në këtë KONVENTË duhet të mblidhen të gjitha strukturat dhe i gjithë potenciali i LDK-së: anëtarët e kuvendit qendror të LDK-së, këshilli i përgjithshëm i LDK-së, grupi parlamentar, kryetarët e degëve, kryesitë e degëve, anëtarët e LDK-së në kuvendet komunale, Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor.

 

KONVENTA duhet të jetë një BASHKIM i madh dhe një moment i ri për LDK-në. Ajo duhet të përcaktojë ekipin që do ta udhëheqë LDK-në drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.

Mbi të gjitha, KONVENTA duhet të rivendosë besimin e brendshëm, që është parakusht për unitet, punë ekipore dhe fitore.

Unë angazhohem për këtë KONVENTË të PAJTIMIT të madh. Vetëm një LDK e bashkuar mund të fitojë besimin e qytetarëve.

PAJTIM – BASHKIM – BESIM – FITORE”, ka shkruar ai. /Indeksonline/