Bajqinovci: Deklarata e Vuçiqit shpreh qartë pozicionin e tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar lidhur me deklataratën e presidentit serb, Aleksander Vuçiç.

Ai tha se deklarata e tij ” sa të është Kurti, s’ka gjë nga dialogu në Bruksel” shpreh qartësisht pozicionin e tij në të cilin gjendet tash kur në Kosovë ka ndërruar qeveria dhe mënyra e qeverisjes.

“Kurti pengesë për shumëkë, andaj ka përpjekje gjithandej kundër tij. Kjo deklaratë e Vuçiqit shpreh qartësisht pozicionin e tij në të cilin gjendet tash kur në Kosovë ka ndërruar qeveria dhe mënyra e qeverisjes”, tha ai.