Shqiponjat e Zeza: Këmba e studentëve serbë nuk shkeIë në Prekaz (VIDEO)

Pas raportimeve se disa studentë nga Serbia, që po marrin pjesë në Universitetin Veror të Prishtinës do ta vizitojnë ditën e sotme Prekazin, vendin ku u zhvillua një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ku prehen trupat e familjes dhe të komandantit legjendar Adem Jashari, kanë reaguar “Shqiponjat e Zeza”, tifozët e ekipit futbollistik “Drenica”.
Ky grup i tifozëve thotë se “këmba e studentëve serbë nuk do të shkelë në Prekaz”.

“Pas raportimeve të portalit Klan Kosova që studentët serb nesër do ta vizitojnë Prekazin, ndjejmë obligim të informojmë studentët në fjalë që edhe pse në numër do të jenë pakicë këmba e tyre nuk shkelë nesër në Prekaz”.

Më poshtë të bashkangjitur e gjeni kronikën e përgatitur nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Sinani