Deputetja e PDK-së: Albin, edhe ty po të del afati

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, në seancën e sotme të kuvendit ka folur rreth situatës me mjekët dhe rr itjes së rasteve me K0VlD-19.

Zejnullahu tha se rritja e rasteve me KOVlD 19 s’po e a larmon qeverinë, teksa përmendi edhe rastet kur shumë v aksinave kundër K0r0navlrusit i ka skaduar afati.

Ajo paralajmëroi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po i del afati bashkë me partinë e tij.

“Për fat të keq, kjo gjendje s’po e alarmon qeverinë e cila fillon punën me disa vendime e e përfundon me disa të tjera, e të cilat s’po rezultojnë të suksesshme me pandeminë. Afati po i skadon VV-së, edhe ty Albin e afati do t’i kalojë edhe kësaj qeverisje të keqe”, është shprehur Zejnullahu, njofton Klankosova.tv.