‘Nuk ta fali’, Vjen nje goditje direkte per Vjosa Osmanin

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se nuk ia ka falur ish-presidentes, Vjosa Osmani, shkarkimin e saj nga kryesimi, pasi, siç tha, ka qenë puro politik.

E pyetur nëse ia ka “falur” Vjosa Osmanit, e cila e kishte shkarkuar sa ishte presidente, Daka tha jo.

Ajo shtoi se ishte shkarkim puro politik, prandaj ka qenë kaq e zëshme në këtë aspekt.

 

“Jo, sepse ishte shkarkim puro politik dhe për ego personale, më shumë për çështje politike, sepse po të ishte si pasojë e mosveprimeve apo keqpërdorimeve, asnjëherë nuk kisha qenë kaq e zëshme dhe më e sigurt, por ka qenë një ‘spastrim’ i atyre që ka pretenduar se i takojnë strukturave të subjekteve të tjera”, tha ndër të tjera Daka në t7.