Sonte përballen Prenga – Joshua, orari i meçit të madh

Boksieri shqiptar Kristian Prenga do të përballet sonte me një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, britanikun Anthony Joshua, në një duel që pritet të jetë ndër ngjarjet më të mëdha sportive të vitit.

 

Përballja mes Prengës dhe ish-kampionit të botës në peshat e rënda do të zhvillohet në “Jeddah Superdome” në të Arabisë Saudite, një arenë që ka pritur disa prej dueleve më të mëdha të boksit ndër vite.

Programi kryesor i mbrëmjes së boksit pritet të nisë rreth orës 19:00 sipas kohës tonë, ndërsa dueli kryesor mes Joshuas dhe Prengës pritet të zhvillohet rreth orës 23:30.