




Në Turqi është prezantuar një hartë e cila qartazi tregon pretendimet territoriale turke në Egje, gjë e cila ka irrituar rëndë Athinën.
Sfidë e pabesueshme nga kreu i Partisë së Veprimit Nacionalist të ekstremit të djathtë (MIR) Devlet Bahceli dhe partneri qeveritar i presidentit turk Tajip Erdogan, raportojnë mediat greke, duke shtuar se ai vizitoi selinë e organizatës nacionaliste “Ujqërit gri”, kryetar i së cilës është efektivisht dhe pati një takim me drejtuesit e saj.





Nga kjo organizatë, Bahceli iu dhurua një hartë që tregon ishujt e Egjeut, madje dhe Kretën, si pjesë të Turqisë.
“Ujqërit gri” janë një organizatë politike nacionaliste, fashiste turke, shkruajnë mediat e Athinës.





Si reagim zyrtar, thuhet se “afishimi publik i një harte nga zyrtarë të lartë të partisë partnere qeveritare në Turqi, e cila e paraqet territorin grek si turk, është një veprim veçanërisht agresiv, provokues dhe absolutisht i dënueshëm”.
Më pas theksohet se “për fat të keq, është pjesë e përshkallëzimit të retorikës ekstreme nga Turqia që ne jemi dëshmitarë të përditshëm. Presim mosmiratimin e menjëhershëm kategorik dhe publik të këtij akti të papranueshëm të vënies në dyshim të sovranitetit territorial të vendit tonë”.