Qytetari e quan “hero” gjyqtarin Smith pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
Një qytetar me emrin Gezim Hajrullahu ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Hajrullahu, përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar gjyqtarin Charles Smith si “hero”, duke shprehur mbështetje për vendimin e gjykatës.
“Ky është heroi im! This my hero! Long live Mr Judge Charles Smith! Long live USA & Europe!”, ka shkruar Hajrullahu.
Reagimi vjen pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.