Xhevat Dajaku, vëllai i të ndjerit Besim Dajaku, ka reaguar ndaj një letre që po qarkullon në rrjet, të cilin e ka cilësuar si “Fletë Rrufe”.
Dajaku ka paralajmëruar se përmbajtja e saj nxit frikë, linçim dhe dhunë, duke theksuar se personat e dënuar duhet të përgjigjen për veprat e tyre dhe jo të identifikohen me UÇK-në apo Kosovën.
“Dikush e hedh idenë, dikush e shkruan, dikush e shpërndan dhe dikush e ekzekuton”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:
Po qarkullon një “Fletë Rrufe” nēpër duar që kërkojn linçim e gjak, frikë e pasiguri, kështu dijn vetëm gjakatarët komunist!
Dhe qëndisja e saj është bërë qëllimishte për t’i kërrcnu të gjithë që besojn e shpresojn në drejtësi, ku rreshtat e parë nuk kanë të bëjn me pjesën tjetër, sepse të denuarit s’janë gjaku i dëshmorve, s’janë UÇKja, sjan Kosova, s’janë më shumë se veprat e tyre, ashtu siç jemi secili aq sa veprat tona….
Kjo letër Fletë Rrufe i jep të drejt një tē marri të qëlloj mbi tjetërin me shkop, me plumb, me thikë sepse një i marrë mendon se po bënë heroizem…pra kështu formohet zingjiri i krimit, dikush e hedh iden, dikush e shkruan, dikush e shpërndan dhe dikush e egzekuton .. ..