Gjysma e fëmijëve kosovarë nuk flasin shqip, por anglisht

Nga Viktor Buzhala

Fëmijët e kosovarëve nuk ka nevojë më të shkojnë në Zvicër a Gjermani që të asimilohen. Nuk po flasin më shqip as ata që jetojnë kētu. Të paktën gjysma e tyre flasin anglisht. I shoh çdo ditë tek i çojnë apo marrin fëmijët në çerdhe teksa flasin me prindërit e tyre. Asnjë fjalë shqip, as ata, as prindërit. Sdi a jam në Londër a midis Prishtine.

Si po shkojnë punët, brenda 10 vjetëve ne mësimin do të duhet ta organizojmë në anglisht edhe në shkolla, pasi shqip sdo të marrë as vesh më askush. Kjo metodë e asimilimit, që ka arritur në shkallë alarmante është pa diskutim shokuese. Skemi çka i akuzojna mërgimtarët tanë që nuk i mësojnë fëmijët e tyre të shkruajnë e lexojnë shqip, kur ata që po rriten kētu nuk dinë.

Nuk shoh që rinia kosovare bën gabime kur shkruan anglisht. Ndërsa, më kënaqet shpirti kur shoh ndonjē të ri që shkruan shqip pa gabime. Fatkeqësisht janë të rrallë, tepër të rrallë.

Nuk kish qenë ide e keqe që edhe testi PISA të bëjet anglisht. Rezultatet kishin me qenë shumë më të larta.