Hoxha:”Derisa Rexhep Qose e pranon Islamin, këtu ka diçka të bukur”

“Hoxha i lagjes time është personalitet!Ai nuk e ka për qejfi reklamën; nuk preferon të fotografohet, nuk ka dëshirë t’i përmendet emri në gazeta e në media!Ai bën opinione të ndryshme për të gjitha besimet në botë dhe thotë:

“Toleranca do t’i bashkoj besimet kundër së keqes!I gjithë ruzulli në një drejtim, drejt qiellit, drejt një qëllimi, drejt një ideali, drejt forcimit të besimit në një Zot të vetëm”.

Ai thotë se, të gjitha besimet kanë prioritetet e veta!

Të gjitha besimet në botë reflektojnë dritë dhe besim në një Zot!

Unë preferoj besimin në Islam dhe për mua kjo është më e pranueshme, më e afërt, më e lavdëruar!

Pastaj, pastaj, kur edhe Akademiku ynë i mirënjohur, Rexhep Qose preferon besimin islam, atëherë këtu ka gjëra të bukura; ai edhe publikisht e ka pranuar dhe e pranon se shqiptarët i takojnë besimit islam dhe këtu nuk ka gjë të keqe!

Megjithatë, dikush ngrihet kundër tij, dikush pa tolerancë dhe pa i zgjedhur fjalët e kritikon dhe nuk pajtohet me të, por ai nuk reagon, nuk reagon se ka botën e tij, ka bindjen e tij për këtë segment të jetës!

Prandaj po e përsëris se, ndaj besimeve duhet me qenë shumë të kujdesshëm, shumë vigjilent dhe nuk bën askujt me iu përzi në unin e tij të brendshëm, secili ka besimin e tij, secili beson në formën e tij dhe besimin nuk bën me e përdor për ndasi kombëtare, sepse linja fetare është krejtësisht diçka tjetër, linja kombëtare ka bazë tjetër, por kur i bashkon të dyja, atëherë mund me qenë shqiptar me themel, thotë hoxha i nderuar i lagjes time”

Liza BEQAJ, gazetare, Prishtinë