“MashAllah” Besimtari mysliman ecën 3 vjet në këmbë për të mbërritur në Haxh

Një mysliman nga Afrika e Jugut ka treguar për mediat se tre vjet pasi u nis nga vendi i tij i origjinës ka mbërritur këtë javë në Mekë duke ecur vetëm në këmbë. Saheed ka treguar se ai ka kaluar nëpër një numër vendesh afrikane përpara se të mbërrinte në destinacionin e tij përfundimtar.

Menjëherë pas mbërritjes në Arabinë Saudite, muslimani që jeton në Cape Town, Afrika e Jugut tregoi përvojën e tij në media. Ai ka treguar se udhëtimin e tij e ka nisur më 30 gusht 2018 dhe ka qenë në Sudan, Egjipt, Zimbabve, Tanzani, Kenia dhe Palestinë. Por pas kësaj ai u detyrua të ndalonte udhëtimin për shkak të mbylljes së kufirit .

Saheed thotë se ka kaluar më shumë se një vit në Palestinë dhe, pasi kufiri u rihap ka vazhduar udhëtimin e tij përmes Jordanisë dhe Medinës në rrugën e tij për në Mekë. Saheed, një vendas nga Cape Town, deklaroi se do të kthehet në këmbë në vendin e tij të origjinës menjëherë pas Haxhit.