Mes protestave, Yll Limani provokon protestuesit (Video)

Yll Limani ka reaguar në mënyrën e tij mes debatit të krijuar ditët e fundit në rrjetet sociale, ku një pjesë e qytetarëve kishin bërë thirrje për bojkotimin e koncertit të tij në Tiranë.

 

Këngëtari ka publikuar në Instagram një video nga mbrëmja e parë e koncertit, ku shihet një numër i madh pjesëmarrësish përpara skenës.

Mbi pamjet, ai ka shkruar: “15,000 ?? Tirana. Nata e parë. Ju dua”.

Postimi vjen pas ditësh diskutimesh në rrjet, ku emri i artistit u përfshi në debate që lidhen me protestat e zhvilluara në kryeqytet.

Disa aktivistë dhe figura publike kishin kritikuar organizimin e koncerteve në këtë periudhë, ndërsa nuk munguan as thirrjet për bojkot.

Megjithatë, nga pamjet e publikuara nga vetë këngëtari, koncerti duket se ka tërhequr një numër të konsiderueshëm spektatorëshr, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE