”Më thoshin, ishalla nuk i hap sytë në mëngjes”/ Shqiptarja prek me fjalët: Më mallkonin se isha vajza e 6-të në familje

“Ishalla nuk i çel ma sytë në mëngjes” Magdalena, vajza e gjashtë e familjes, tregon mallkimin që i kishin bërë veç pse nuk kishte lindur djalë.

“Kur kam lindë unë, një gru e fshatit, ka thanë, ishalla nuk i qelë sytë në mëngjes”, shprehet ajo.

Ajo thotë se kur e ka kuptuar është ndier shumë keq për këto fjalë. Magdalena thotë se prindërit e saj asnjëherë nuk janë ndikuar nga këto fjalë dhe se tani pjesë të familjes e kanë edhe një djalë.