Tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj, ka bërë një postim me tone politike, duke lënë të kuptohet për një kandidaturë të mundshme për president të vendit.
“Hapi kandidaturen si president i pamvarun”, shkruan Lahaj, ndërsa më tej me ironi shprehet: “Neve Rugovaseve na shkon kryetarllaku! Na veq nji të keqe e kemi që filozofisë tone i duhen së paku nja 2 dekada me u kuptu”.
Lahaj thotë se pavarësisht kësaj, nuk u bën shumë përshtypje fakti se mund të humbin kohë, duke e përmbyllur mesazhin me një notë optimiste: “Pak shaka, po ditë të mira kanë me ardhë”.
Postimit i ka bashkëngjitur edhe një fotografi nga një vizitë e tij në Kuvendin e Kosovës, të realizuar kohë më parë.
