”Do të kërkoj azil politik në Beograd nëse fiton UÇK-ja”

“Gazetari Jeton Sopa ka publikuar një video të Fatmir Limajt, gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë, ku kishte ‘g oditur’ direkt Enver Hoxhajn e PDK-së.Gazetari Sopaj i cili është edhe veteran i UÇK-së, thotë se, më nuk po di njeri kujt me i besua dhe kush po i përdhosë vlerat e UÇK-së.

Në këtë video dëgjohej Limaj duke thënë se, në kohën kur ai ka l uftuar me bashkëluftëtarët e tij për çlirimin e Kosovës, Enver Hoxhaj kishte deklaruar nga Vjena se do të kërkon azil politik në Beograd nëse UÇK-ja e fiton l uftën.Kjo vido e Limajt është publikuar pas debatit të këtyre dy ditëve ku po i postohen disa publikime të minsitrit Hekuran Muratit për UÇK-në.