E veçantë: Kështu i është vendosur emri nipit të heroit të kombit Agim Ramadani-Katana

Gruaja e komandant Katanës-Agim Ramadani, Shkurije Ramadani në orët e para të këtij mëngjesi ka bërë të ditur një lajm mjaft të ëmbël, shkruan GazetaDemos.

Ramadani ka njoftuar se sot familjes së tyre iu është shtuar edhe një trim, nipi i saj të cilit ia kanë vendosur një emër tejet të veçantë-Gjergj Ramadani.

Ajo gjithashtu i ka uruar mirseardhje në këtë jetë nipit të saj, Gjergjit.

“Sot u shtua familja jonë edhe me një trim, Gjergj Ramadani,mirëseerdhe në këtë shekull. Paç guximin e të parëve tu,memçurinë dhe trimërinë e gjyshit tënd dhe dashurinë e babit,mamit dhe tërë familjes që do të mbështesin drejt rritës së mbarë e të lumtur”, thuhet në urimin e ëmbël të saj.