![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Vizita gati tri javore e kryeministrit Albin Kurti me bashkëpunëtorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i ka kushtuar buxhetit të Kosovës hiç më pak se 36 mijë e 722 euro.
Front Online, bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, i ka siguruar të gjitha shpenzimet që i ka bërë kabiteti i Kurtit në vizitën e realizuar gjatë muajit të kaluar.
Vetëm kryeministri Kurti ka shpenzuar 9304 euro, prej të cilave 4853 për akomodim, 4279 euro për bileta avioni. I pari i Qeverisë nuk ka marrë mëditje.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Shefi i kabitetit të Kurtit, Luan Dalipi, ka shpenzuar gjithsej 9480 euro. Ky i fundit ka marrë 1617 euro mëditje dhe shpenzime tjera në akomodim dhe bileta.
Këshilltari tjetër i Kurtit, Tien Mu, ka shpenzuar 2921 euro, të gjitha janë për bileta aeroplane.
Arun Singh Chaudhary ka shpenzuar 2970 euro në bileta aeroplane.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Lulzon Jaggjiu ka shpenzuar 2631 euro.
Fotografi Patrik Domi ka shpenzuar 9413 euro, prej të cilave 1963 euro mëditje, 4324 akomodim, 3047 euro bileta aeroplane.
Nga shpenzimet e akomodimit shumica janë në hotel luksoz “Hilton”.