“Sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua”, gazetarja i kapet Fifit për postimin që ia dedikoi të dashurit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi tash e ca kohë është duke shijuar lidhjen e saj me biznesmenin, Adis Patushi.

Fifi i bën shpesh dedikime të dashurit në postime të ndryshme në rrjete sociale.

Mbrëmë krijuesja e shumë hiteve i bëri një dedikim të veçantë partnerit të saj në një postim në Instagram.

“Përtej dashnisë! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty do të të dedikoj veten . M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime ,dashnia që e kërkova për vite me rradhë. Të dua”, ishin fjalët që shkroi këngëtarja krahas postimit të saj në Instagram.

E ky postim nxiti reagimin e gazetares Zhalkin Lekatari, e cila tha se është ndjerë “e neveritur” nga postimi i këngëtares.

“Mirëmëngjesi Fifi unë jam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua. Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person”, tha gazetarja.

“Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. U zgjova dje në mëngjes me Harry Styles që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte ‘coming out’, sot zgjohem me Fifin e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për një burrë”, shtoi tutje ajo.