




Analisti Nexhmedin Spahiu, e ka quajtur një hap përpara marrëveshjen e arritur në Bruksel për energjinë, përderisa, sipas tij, Kosova deri më tani ka paguar gjysmë miliardë euro nga buxheti i Kosovës, dhe kjo ka qenë absurde, është shprehur Spahiu.
Analisti Spahiu i bëri këto deklarata në emisionin, “Neës Talk” me Dafina Latën në Klan Kosova FM.
Ai nuk ka ndaluar me kaq dhe ka komentuar deklaratat e ish- kryeministrit Isa Mustafa dhe nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.





Mustafa kishte thënë që, ”Kurti mund të ketë arritur rezultat duke kopjuar”, ndërsa Çitaku ka deklaruar që “ marrëveshjen e nënshkruan nga pozita sot, kryeministri Albin Kurti atë botë e konsideronte tradhti kombëtare”.
Sipas Spahiut, të PDK –së dhe LDK-së nuk kanë të drejtë të flasin, derisa ata ishin në pushtet rryma nuk është faturuar në veri.
“S’mund të flasë dikush, që me paratë e qytetarëve kanë paguar rrymën qytetarëve në veri, që me termo i kanë ngrohur stallat e lopëve dhe të derrave”, është shprehur Spahiu.