Këshilltari i kryekuvendarit Konjufca, Driton Tali, ka bërë një ofertë publike prej 10 mijë eurosh derisa seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon.
Ai ka nxitur historianët shqiptarë që të gjejnë ndonjë dokument i cili “Perandorisë Romake i referohet si Perandori Bizantine”.
“Jam i bindur që Greqia ju paguan miliona.” – thotë më tej ai.
Në fakt, emri “Bizant” ose “Byzantium” vjen nga qyteti ku u vendos kryeqyteti nga Konstandini [Perandori romak] pas lënies së Romës.
Për herë të parë si “Perandori Bizantine” përmendet në vitin 1557, ose 104 vjet pas kolapsimit të saj.
Statusi i plotë: Ofertë Publike për historianët shqiptarë:
Gjene ndonjë dokument i cili Perandorisë Romake i referohet si Perandori Biznatike (apo Bizant ose në ndonje idiomë të ngajshme) derisa ajo ekzistoi, pra deri, me 29 maj 1453, kur Mehmeti i II’të e konkuroi.
Shpërblimi êshtë 10,000 euro nga unë. Jam i bindur që Greqia ju paguan miliona.
PS: nëse nuk keni atëhere “shut the f*’ck up” dhe referonju ashtu siç duhet asaj Perandorie (e cila të shumtën i kishte perandorët ilirë) me Perandori Romake (bënë edhe Lindore nëse e keni problem dallimin)!