Shërimi me “helmin e bletës”. E pa besueshme por e vertete

Shërimi me “helmin e bletës”Sufjan, “Mos i djegni bletët dhe mos i shpartalloni.”Surja e 16-të e njohur edhe si “Bleta” në Kuran gjithashtu flet për rëndësinë e bletëve në islam. Në suren e 16-të, ajeti 69 citon: “Nga barqet e tyre del një pije me ngjyra të ndryshme, që është shërim për njerëzimin.

”Shumë njerëz interpretojnë që kjo “pije” do të thotë mjaltë, edhe pse, bletët gjithashtu prodhojnë edhe një tjetër pije shëruese në trupin e tyre – Helmin e bletës.Helmi i bletës është një përzierje komplekse e përdorur nga bletët që të mbrojnë kosheret e tyre nga grabitqarët. Terapia me helmin e bletës, e njohur edhe si apiterapia, është një metodë e njohur shëruese që përdor këtë helm.Terapia me helmin e bletës bëhet duke përdorur gjëmbat e bletës për të trajtuar simptomat e sëmundjeve të caktuara.

Terapia me helmin e bletës mund të kryhet nga një doktor, terapist, bletar ose një pacient që ka mësuar të përdorë siç duhet bletët (Rothfeld).Disa mjekë përdorin terapinë me helmin e bletës duke marrë helm të sterilizuar dhe duke e injektuar atë nën lëkurë, duke imituar një thumbim blete.

Mjekë të tjerë pretendojnë se helmi humb një pjesë të efektivitetit të tij kur manipulohet me të dhe ata insistojnë në mënyrën e thumbimit tradicional të pacientëve të tyre. Sidoqoftë, apiterapistët mbarë botën pajtohen se injektimi është më i lehtë sesa trajtimi i vetë bletëve dhe se injektimi paraqet pothuajse të njëjtat rezultate të dukshme. Apiterapia praktikohej që nga kohët e egjiptianëve të lashtë dhe Hipokratit, i cili e quante atë “mjekësi e cuditshme dhe misterioze.

”Megjithatë, edhe pse terapia me helm të bletës ka histori të gjatë, mbetet një mister në të tashmën siq ishte në kohën e egjiptianëve të lashtë.Nga Egjipti i Lashtë në kohët moderne Në një përpjekje për të zbuluar këtë mister, Universiteti Georgetown në Washington DC ka sjellur një hulumtim të terapisë me helmin e bletës (CNN).Studimi i Universitetit Georgetown thekson se shumë raportime të terapisë me helm të bletës kanë patur sukses, duke përfshirë njerëz të shëruar nga AiDS-i, artritisi, tensioni i lartë i gjakut, perdja në sy, sëmundjet e zemrës, depresioni, ekzema, epilepsia, rënia e flokëve, stresi, dhembjet menstruale dhe impotenca mashkullore. Në fakt, shumë studime përmendin helmin e bletës si një kurë të vlefshme. Studime të tjera tregojnë se helmi i bletës mund të kurojë pothuajse çdo gjë nga osteoartriti deri te kanceri.

Në secilën sëmundje, helmi i bletës prodhon një reaksion unik që nxit trupin të shërojë veten.Në rastet e osteoartritisit dhe artritisit reumatik, terapia me helm të bletës është e njohur për largim të dhembjes dhe të ënjtjes. Përderisa nuk ka trajtim përfundimtar të zbuluar për artritisin reumatik, helmi i bletës është shumë efektiv në trajtimin e dhimbjes, sipas një studimi në kafshë. Në njerëz, Dr. Bodog Beck, në 1935, vetëm se kishte regjistruar një numër të jashtëzakonshëm të rasteve të përmirësuara nga terapia me helm të bletës. Një spital gjithashtu ka përdorur terapinë me helm të bletës dhe ka raportuar përmirësim të vërtetë në 66% të rasteve të trajtuara.Disa substanca që i përmban helmi i bletës nxisin prodhimin e kortizolit nga gjëndrra veshkore.

Kortizoli është një ndër agjentët më efektiv anti-inflamator. Një tjetër peptide e gjetur në helmin e bletës njihet të ketë efekte anti-inflamatore njëqind herë më të fortë se cdo ilaq.Helmi i bletës gjithashtu ndihmon në shërimin e sëmundjeve si skleroza, astma, dhe kolitit ulçeroz përmes një stimulimi të kortizolit endogjen.

Terapia me helm të bletës ka treguar gjithashtu efektshmërinë e saj në lëndime – të dyjat akute dhe kronike – sic janë tendonitisi, qafa dhe dhembjet e shpinës.Në raste të tilla, efektet padyshim janë për shkak të një veprimi anti-inflamator përfshirë imunitetin e supit dhe atë qelizor si reagim ndaj proteinave të huaja.

Në fakt, një nga sukseset më të mëdha të terapisë me helm të bletës është se mund të shërojë shumë lloje të dhembjeve kronike të cilat nuk mund të shërohen nga asnjë ilaç.Dr. Leo Roy tregon se ai kishte trajtuar një grua që kishte vuajtur nga dhembjet e kokës të migrenës për 15 deri 18 vite deri sa u trajtua me helmin e bletës: “E injektova atë dhjetë deri në dymbëdhjetë herë… rasti i saj është një shembull i vërtetë” thotë ai.Mirëpo, helmi i bletës nuk e mpin vetëm dhimbjen. Duket se ka efekte pozitive në organet individuale gjithashtu.

Shkencëtarët nga e gjithë bota kanë zbuluar se produktet e bletës mund të përmirësojnë në mënyrë të konsiderueshme cirrozën e mëlçisëCirroza e mëlçisë është një sëmundje nga e cila indet normale të mëlçisë vdesin dhe organet mbushen me inde më fibroze, duke ndikuar në masë të madhe në aftësinë e saj për të funksionuar normalisht. Shkaktari më i shpeshtë i kësaj sëmundje është abuzimi i alkoolit, por mund edhe të shkaktohet nga kequshqyerja apo mungesa e hekurit.

“Një studim roman ka treguar se deri në 50% e personave që vuajnë nga cirroza e mëlçisë janë shëruar nga prodhimet e bletës, sepse ato stimulojnë, ushqejnë dhe rregullojnë funksionimin e qelizave të mëlqisë dhe pengojnë ato jo të shëndetshmet”Terapia me helm të bletës gjithashtu është gjetur e dobishme në shërimin e rasteve të shumëfishta. Skleroza e shumëfishtë është mungesë e sistemeve neurologjike dhe imunologjike, shpesh për shkak të një infeksioni nervor, vjruz si ose depresioni. Terapia me helm të bletës deri tani ka përmirësuar gjendjen e shumë pacientëve me sklerozë të shumëfishtë.Megjithatë, për të përdorur terapinë me helm të bletës në sklerozën e shumëfishtë kërkohet një sasi e caktuar e aftësive nga ana e mjekut.

Helmi i bletës ndihmon trupin të rrisë reagimin imunitar, membranat e qelizave ushqyese, pastrojnë zorrët nga toksinat, nxit gjakun e shëndetshëm dhe të siguron më shumë energji, pasi që është përzierje e proteinave të tretshme në ujë.Më në fund, terapia me helm të bletës është përdorur edhe në rastet e kancerit të shkaktuar nga “pamjaftueshmëria e gjakut të shëndetshëm”. Shkencëtarët kanë treguar se helmi i bletës përmban substanca të ndryshme që përmirësojnë qarkullimin e gjakut në organizmin e sëmurë. Pra, Terapia me helm të bletës përdoret që të ndihmojë indet e gjymta duke i zbutur dhe duke i shkatërruar.

Për t’i përdorur këto kurime të mrekullueshme, shumë njerëz thërrasin bletarin më të afërt. Por, disa njerëz preferojnë të administrojë vetë injektimin. injektimet me helm të bletës janë zbuluar nga Ketshi në vitin 1928.Së fundmi terapia me helm të bletës ka zëvendësuar madje edhe disa barëra sintetike për shkak që nuk ka efekte anësore. Terapia me helm të bletës, është aq efektive, në fakt, sa edhe ushtria e SHBA-së ka studiuar cilësitë e saj.

Studimet e bëra nga ushtria e SHBA-së zbuluan se helmi i bletës përmban së paku 63 përbërës që kanë veti farmaceutike, duke përfshirë:

1. Melitinën: një nga substancat anti-inflamatore më të fortë të njohur.
2. Adopalina: e cila ka antiinflamatorë dhe veprim analgjezik.
3. Apamin: e cila i përmirson transmetimet nervore.Edhe pse mund të duket shpresëdhënëse, terapia me helm të bletës nuk është komplet e parrezikshme. Reagimet e para nga thumbi i bletës janë skuqja, dhembja dhe kruajtja, të cilat nuk janë zakonisht kërcënuese për jetën, por janë shumë të mundimshme.

Meqenëse, disa njerëz kanë reagime të rënda ndaj thumbimit të bletës, një test i thumbimit është shpesh i nevojshëm para se të fillojë ndonjë program i terapisë së bletës.Reagimet e personit ndaj bletëve duhet të përcillen nga një profesionist sepse,”Shumë njerëz që kanë reagime lokale të rënda ndaj thumbimit të bletës, të cilat një terapist do t’i konsideronte efekte positive, konsiderohen gabimisht të kenë alergji ndaj bletëve,” thotë Dr. Rothfeld.

Nga shembujt e mësipërm ne kuptojmë më mirë cka Pejgamberi Muhamed (salAllahu alehji we selem) kishte për qëllim kur tha, “Ju ndaloj vrasjen e katër krijesave në tokë: milingonat, bletët, pupëzen dhe gjeraqinën.” Bletët janë një nga mrekullitë e Allahut, të Plotëfuqishmit. (Sunan Edu Davud)Si dëshmi e mëtejshme të vlerës së bletëve: bletarët priren të jetojnë më gjatë se pjesa tjetër e popullsisë.Nga Anglishtja F.J Autor: Nora Belfed