E pabesueshme, çiklisti arrin shpejtësinë 240 kilometra për orë (VIDEO)

Porsche Cayenne Turbo ka ndihmuar një çiklist që të arrijë shpejtësinë prej 240 kilometrash për orë.
Vetura tërhoqi çiklistin deri në 177 km/h dhe më pas shërbeu si një strehë aerodinamike për Neil Campbellin për të përshpejtuar në mënyrë të pavarur në 240 kilometra në orë.

Campbell përdori për këtë aventurë biçikletën e specializuar të Moss Bikes, i projektuar për shpejtësi deri në 322 km/h, transmeton KP.

Cayenne posedon motor 4.0 bi-turbo V8 me 550 kuajfuqi, duke arritur shpejtësinë nga 0 deri 100 kilometra në orë për vetëm 4,1 sekonda. Në fund të vozitjes, e cila përfundoi pa ndonjë incident, biçikletisti vozitjen me Porsche e krahasoi me “vozitjen me motor raketor”.