Ramush Haradinaj, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryeministër, ka kritikuar ashpër kryeministrin aktual, Albin Kurti, duke e akuzuar për veprime që, sipas tij, dëmtojnë interesat e shtetit të Kosovës.
Gjatë një interviste në “Debat Plus”, Haradinaj theksoi se nuk do të pranonte kurrë të bashkëpunonte me Kurtin, madje as për një pozitë si ajo e Presidentit.
Ai kritikoi trajtimin që qeveria Kurti u ka bërë mësimdhënësve, sindikatave dhe policisë, duke e cilësuar këtë sjellje si poshtëruese.
‘’Ma përpara e pranoj statusin e veteranit, veç me mbet veteran i UÇK-së qatyne që ua ka mohu rrogën se sa me u bë president me atë [Kurtin]. As një post, asnjë çmim që ma ndërron qëndrimin. Nuk e tradhtoj vendin, pra nuk e tradhtoj Kosovën. Tradhti është për mu nëse bashkëpunoj me këtë njeri i cili e largon Kosovën nga Amerika që bënë veprime të tilla çfarë bënë që sjellët si është sjellë me mësimdhënësit…unë kurrë nuk ja fali që na i ka mbajt fëmijën mbi 30 ditë në shtëpi për 50 euro edhe i ka trajtu aq keq sindikatat e mësimdhënësit…’’, ka thënë Haradinaj.