Parashqevi Simaku, këngëtarja e famshme nga Kavaja që elektrizoi Shqipërinë gjatë viteve ’80-të, është një emër që mbetet i paharruar për artdashësit.
Megjithatë, ajo emigroi jashtë vendit dhe jetoi larg syrit të publikut.
Simaku u zhvendos në SHBA dhe për vite me radhë nuk pati lajme për të, derisa një video e shpërndarë ngriti kuriozitetin dhe debatet në rrjetet sociale.
Në video shfaqet një grua me zë dhe portret që ngjajnë shumë me Parashqevi Simakun, e cila u transmetua në kanalin e njohur të New York-ut, “ABC7”.
Në vëmendje është rikthyer edhe intervista e fundit e saj për mediat shqiptare.
Ajo aty rrëfente për jetën e vështirë.
Simaku në SHBA punonte si këngëtare në restorante shqiptare, por që thotë se ka bërë nga ‘zori’ dhe jo nga qejfi.
“Punoj që një kohë në restorantet shqiptare, bëj muzik shqip, të thëmë të drejtën është e vështirë. Asnjëherë nuk do ta bëja sepse nuk është në shijet e mija këndimi në restorante. Jam e detyruar sepse gjërat duhet filluar nga A”, thoshte ajo.