Justina Shiroka-Pula publikut ia komunikoi si befasi mes mysafirësh propozimin e saj për presidente të vendit në orën e fundit të datës 6 tetor.
Telefonuar nga mediat ajo u shpreh e painformuar dhe madje e zënë mes vizitorësh nga Sarajeva.
Por, ajo del të ketë qenë në dijeni, ose së paku e interesuar, për të qenë presidente e vendit.
Qysh paraditen e 6 tetorit, para orës 14:00 ajo propozohet në rrjete sociale nga ish-gjyqtarja kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj.
Postimin propozues dhe nderues për veten nga Mushkolaj, tash-presidentja Pulja ia kishte bërë “llajk,” në shenjë miratimi.

Dhe, ashtu edhe ndodhi.
Kujtojmë se edhe herën e kaluar kur emri i Glauk Konjufcës dhe Andin Hotit rrëzohej, dhe para se të dilte emri i Feride Rushitit, media miqësore me Vetëvendosjes raportoni me “burime të mirëinformuara” se emri i Pulës ishte propozuar dhe madje “edhe dakoarduar me PDK-në” për të qenë presidente.
Asokohe Nacionale menjëherë kishte kontaktuar zonjën Shiroka-Pula, dhe ajo e kishte mohuar.
Zgjedhja e Shiroka-Pulës me 6 tetor u bë me marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së, ku këta të fundit e përgëzuan dhe lartësuan si kandidate të pranueshme dhe konsensuale.
Pa kaluar një ditë kohë, stafi presidencial veçse ka nisur të ‘infestohet’ me militantë të Vetëvendosjes, duke nisur që nga shefja e kabinitetit presidenciaë që është asambliste e Vetëvendosjes.