Çollaku habit me parashikimet: VV me këtë defansivë arrin 39% në zgjedhjet e shkurtit

Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Adrian Çollaku ka thënë se Vetëvendosje është duke pësuar ‘defansivë’, ndërsa ka theksuar se nëse vazhdojnë me këtë ritëm do të marrin vetëm 39% në zgjedhjet e shkurtit.

“Sot nëse shkojmë në zgjedhje me këtë defanzivën e Albin Kurtit se nuk e kem pa Albinin në fushatë, VV-ja është me 39%”, ka thënë Çollaku.

Sipas Çollakut, “lufta” për vend të dytë i takon Partisë Demokratike të Kosovës dhe LDK.

“Lufta për vend të dytë është LDK dhe PDK. LDK-ja është pak ma mirë duke u shfaq”, ka thënë Çollaku.