Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me afatin për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duke theksuar se ky proces duhej të përfundonte deri më 6 tetor.
Koci, duke iu referuar aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastet KO256/26 dhe KO258/26, thotë se moszgjedhja e Presidentit brenda afatit sjell pasoja të përcaktuara qartë në Kushtetutë.
“Zgjedhja e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor. Kjo nuk ndodhi”, ka shkruar Koci.
Sipas tij, paragrafi 226 i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese e përcakton qartë se, në këtë rast, Kuvendi shpërndahet në bazë të vetë Kushtetutës, ndërsa zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga dita e shpërndarjes.
“Shkuarja në zgjedhje tashmë është detyrim kushtetues”, ka përfunduar Koci.