SHKRUHET HISTORIA: PILOTJA KOSOVARE RENDITET E PARA NË BOTË NË PARAGLLAJD

Pilotja kosovare Lisjeta Thaqi ka shënuar një nga sukseset më të mëdha për sportin ajror shqiptar, duke u renditur në vendin e parë në botë në paragllajd në kategorinë e femrave.

Ky rezultat përbën një arritje historike jo vetëm për të, por edhe për Kosovën, e cila falë këtij suksesi ngjitet në majën e një disipline sportive që kërkon guxim, përgatitje të lartë teknike dhe përqendrim maksimal.

Paragllajdi konsiderohet një nga sportet më sfiduese ajrore, ku çdo fluturim kërkon njohje të thellë të kushteve atmosferike, kontroll të plotë të pajisjeve dhe një nivel të lartë profesionalizmi. Pikërisht në këtë arenë ndërkombëtare, Lisjeta Thaqi ka arritur të spikasë dhe të renditet mes emrave më të mirë në botë.