Osmani: Kurrë s’kam premtuar se marrëveshjet me Serbinë duhet të kthehen në pikën zero

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë kohës kur është shpallur si kandidate për presidente, asnjëherë nuk ka thënë se marrëveshjet me Serbinë do të kthehen në pikën zero.

Duke komentuar marrëveshjen për udhërrëfyesin sa i përket rrymës në veri, ajo ka thënë se marrëveshje nuk është komplet e njëjta me ato të vitit 2013 dhe 2015.

“Unë nuk mund të merrem me zërat që thonë përse KEDS-i nuk merr faturat dhe bën menaxhimin me rrymën. Elektroseveri a ka marrë atë në bazë të udhërrëfyesit, por edhe kjo nuk është e njëjtë me atë të vitit 2013 e 2015. Përshembull tani elektroseveri ka kompetenca e sqaruara tërësisht dhe ajo i jep llogari shteti të Kosovës”, tha ajo.
“Përvec Asociacionit, për të cilin kam thënë se nuk do të zbatohet kurrë në Kosovë, kurrë s’kam premtuar se marrëveshjet me Serbinë duhet të kthehen në pikën zero”, shtoi ajo në KTV. /Gazeta Express/